E Diel, 1 Nëntor 2026

GJAKMARRJA/ Kapen pas 27 vitesh në Itali dy xhaxhallarët e Stenaldos, të dënuar për vrasjen e ekzekutorit të babait të tij (EMRAT)

Dy vëllezër të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje janë arrestuar në Itali, pas një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Bëhet fjalë për Artur Mehilli dhe Arben Mehilli, të cilët ishin dënuar nga Gjykata e Lushnjës për një vrasje të ndodhur në shtator 1999.

Ata kishin qëlluar me armë zjarri një person, në kuadër të një konflikti për gjakmarrje, pasi viktima kishte vrarë më herët vëllanë e tyre, Sokol Mëhilli, i cili është babai i gazetarit që u bë i njohur nga Big Brother, Stenaldos.

Pas krimit, të dy u larguan nga Shqipëria dhe jetonin në Itali me identitete të rreme, duke siguruar edhe dokumente qëndrimi.

Zbulimi i vendndodhjes së tyre u bë i mundur përmes shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Një rol të rëndësishëm pati edhe përdorimi i teknologjisë së identifikimit biometrik “Facial Recognition”.

Dy vëllezërit janë dënuar me mbi 30 vite burg në total për veprat penale “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Arturi ishte 33 vjeç kur u kreu vrasjen, ndërsa sot në Itali u vu në pranga në moshën 60-vjeçare. I vëllai Arbeni, ishte vetëm 27 vjeç, sot në moshën 54-vjeçare. Ata u dënuan nga Gjykata e Lushnjes me 32 vite në total për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Sokol Mëhilli, vëllai i tyre i vrarë në ’97-ën, rezulton të jetë babai i Stenaldo Mëhilli, i cili tregoi edhe në “Big Brother” detajet e vrasjes së babait të tij, kur ishte vetëm 1 muajsh.

Pas arrestimit në shtetin fqinj, autoritetet shqiptare dhe italiane po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurat e ekstradimit në Shqipëri të Artur dhe Arben Mëhillit, për të vuajtur dënimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›