E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJENEVË – Irani kërkon një ndërprerje të bisedimeve për konsultime

GJENEVË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Bisedimet e Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit janë pezulluar për rreth 30 minuta dhe ajo që kuptohet është se delegacioni iranian ka kërkuar një ndërprerje për konsultime të brendshme, një iniciativë që duket se sugjeron se propozimi në tryezë, i paraqitur nga Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, është i rëndësishëm.

Burime nga Quai d’Orsay (ndryshe Ministria e Jashtme franceze) konfirmojnë se bisedimet u ndërprenë për një “pauzë teknike” dhe se secili delegacion është kthyer në dhomat e punës.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi po takohet sot në Gjenevë me homologët kryesorë evropianë, të cilët shpresojnë të krijojnë një mundësi për një zgjidhje diplomatike për luftën njëjavore midis Izraelit dhe Iranit.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, i cili do të takohet me Araghchi së bashku me homologët e tij francezë dhe gjermanë dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se ”ekzistonte një mundësi për të arritur një zgjidhje diplomatike brenda dy javëve të ardhshme”.

Bisedimet do të jenë takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe iranianë që nga fillimi i konfliktit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›