E Diel, 1 Nëntor 2026

GJERMANI – Berlini: Ftesa e SHBA-së për Putinin në G20 nuk nënkupton normalizim të marrëdhënieve me Rusinë

BERLIN, 24 shtator /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane është vënë në dijeni për ftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për presidentin rus Vladimir Putin që të marrë pjesë në samitin e G20-s në Majami, në dhjetor.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane deklaroi sot se marrëdhëniet me Rusinë nuk janë kthyer në normalitet, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

“Ne gjithashtu kemi marrë në dijeni se presidenti Putin ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë ftesën“, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius.

“Për qeverinë gjermane, nuk ka asgjë normale në marrëdhëniet me Rusinë, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë“, tha Kornelius.

Ai shtoi se përgatitjet për samitin janë duke vazhduar, përfshirë edhe këtë çështje, ndërsa theksoi se qeveria gjermane po bashkërendon qëndrimet e saj ngushtë me partnerët.

Deklaratat e tij u bënë një ditë pasi Uashingtoni ftoi presidentin rus në samit, pas disa vitesh mungesë.

Ftesa e SHBA-së krijon mundësinë që Putin të zhvillojë kontakte me presidentin amerikan dhe liderë të tjerë botërorë gjatë takimeve në Asamblene e Përgjithshme të Kombeve të  Bashkuara. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›