E Enjte, 5 Nëntor 2026

GJERMANI – Biden dekorohet me Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës

BERLIN, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Presidentit amerikan, Joe Biden iu dha dekorata më e lartë e Gjermanisë, Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës, nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në një ceremoni në Berlin.

”Gjermania po u jep këtë dekoratë për përkushtimin prej dekadash ndaj aleancës transatlantike, lidershipin e jashtëzakonshëm politik në momentin më të rrezikshëm të Evropës dhe shembullin moral të shërbimit, sinqeritetit dhe mirësjelljes”, theksoi Steinmeier.

Steinmeier e përshkroi gjithashtu Bidenin si “një fener demokracie” në një kohë kur ekstremizmi politik e ka vënë atë nën kërcënim.

Ai gjithashtu vlerësoi Bajdenin për rivendosjen e fuqisë dhe unitetit të aleancës së NATO-s përballë pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, një luftë që Steinmeier tha se e detyroi Evropën të përballet me “momentin e saj më të rrezikshëm që nga Lufta e Ftohtë”.

“Më lejoni të them, në emër të vendit tim, faleminderit zoti president”, theksoi Steinmeier.

Pas pranimit të çmimit, 81-vjeçari Biden theksoi ndryshimet dramatike në marrëdhëniet SHBA-Gjermani gjatë jetës së tij.

“Kur unë u linda, vendet tona ishin në luftë”, tha Biden, përpara se të shtonte se kujtonte vizitën e Berlinit të ndarë dhe të pushtuar kur ishte i ri.

“Ëndrra e Evropës, e plotë dhe e lirë, mbetet vepër e kohës sonë. Askund kjo punë nuk është më urgjente se sa të zmbrapsësh sulmin e egër të Putinit kundër Ukrainës”, theksoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›