E Martë, 3 Nëntor 2026

GJERMANI – Xhaka drejt sauditëve të Neom SC?

DYSELDORF, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Mesfushori Granit Xhaka mund të jetë lojtari i fundit që largohet nga nënkampionët e Bundesligës, Bayer Leverkusen, sipas raporteve të shumta gjermane.

“Sky TV” tha se 32-vjeçari zviceran me origjinë shqiptare ka “një marrëveshje verbale në parim” me klubin e Ligës Profesionale Saudite, Neom SC, për një transferim gjatë verës.

Gazeta “Bild” dhe revista sportive “Kicker” raportuan gjithashtu interesin e Neom SC.

“Sky” tha se Neom e ka informuar Leverkusenin për qëllimet e tij, me një tarifë transferimi të vlerësuar në 6,0 milionë euro për Xhakën, i cili ka një kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028.

Ende nuk ka marrëveshje midis klubeve, por Sky tha se bisedimet për vendimmarrjen mund të zhvillohen sot.

Nuk ishte e qartë nëse Xhaka do t’i bashkohej Leverkusenit sot  në një udhëtim në Rio de Zhaneiro për një kamp stërvitor 10-ditor.

Leverkusen tashmë ka humbur trajnerin Xabi Alonso i cili shkoi te Real Madridi, organizatorin e lojës Florian Wirtz dhe mbrojtësin e djathtë Jeremie Frimpong që shkuan te Liverpooli, dhe qendërmbrojtësin Jonathan Tah te Bayern Munich.

Leverkuseni ka sjellë gjithashtu përforcime, të udhëhequra nga organizatori i lojës Malik Tillman, i cili erdhi nga kampionët holandezë PSV Eindhoven./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›