E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë ndaj Ballukut dhe të pandehurve të tjerë

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  konfirmois sot masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy të pandehurit e tjerë, lidhur me hetimin e tunelit të “Llogorasë” dhe “Unazës së Madhe”.

Seanca për masën e sigurisë ka zgjatur rreth tre orë, ku palët kanë paraqitur pretendimet e tyre. Sipas medieve, Balluku ka kërkuar që hetimit të realizohet pa masë sigurie.

Togat e zeza pas shqyrtimit të kërkesave dhe pretendimeve vendosi lënien në fuqi të masave të sigurisë për të pandehurit.

Pas kërkesës së SPAK, GJKKO ka vendosur masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe “arrest në shtëpi” për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera për kreun e ARRSH, Gentian Gjyli dhe administratorin e KESH, Erald Elezi.

SPAK thekson se, hetimet e deritanishme janë kryer përmes metodave speciale, grumbullimit të provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për këtë procedim penal.

SPAK gjithashtu sqaron se gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›