E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë pas kërkesës së SPAK

SPAK ka pushuar hetimet për fshehje pasurie ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Pas hetimeve, prokurorja Doloreza Musabelliu, ka arritur në konkluzionin se nuk ka elementë të veprës penale. Kërkesa për pushim është pranuar nga gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani.

Pas një sërë veprimesh hetimore dhe verifikimesh të kryera përgjatë muajve, SPAK arriti në përfundimin se elementi i veprës penale nuk ekziston.

Në kërkesën e paraqitur, Prokuroria e Posaçme argumentoi se nuk kishte prova që Zaganjori të kishte fshehur apo deklaruar në mënyrë të rreme pasurinë e tij.

Me këtë vendim, u vulos përfundimisht rezultati që ish-kryegjyqtari nuk ka kryer vepër penale, duke u çliruar nga akuzat për mosdeklarim apo fshehje pasurie. Vendimi konsiderohet tashmë i formës së prerë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›