E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

GJKKO ka rëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive.

Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Berisha në kuadër të dosjes “Partizani”.

SPAK sekuestroi më 21 tetor 2023 16 pasuri të ndryshme në emër të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

Në mesin e pasurive janë prona të paluajtshme, apartamente mbi 300 m2, dublekse, trualle, aksione në disa shoqëri etj. Pjesa më e madhe e pronave janë në Tiranë në disa zona të lakmueshme të kryeqytetit, por edhe në Gjirin e Lalzit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›