GREQI – Pluhuri i Saharasë mbulon qytetet greke, përfshirë kryeqytetin

ATHINA, 17 maj /ATSH-AA/ – Re të dendura të pluhurit të Saharasë kanë mbuluar disa qytete në Greqi, përfshirë kryeqytetin Athinë.
Pluhuri i ngritur në ajër, i njohur zakonisht si “pluhuri saharian”, uli dukshmërinë në shumë zona dhe hodhi një nuancë portokalli mbi horizont.
Fenomeni u vu re nga ishulli i Kretës deri në Peloponez dhe nga Greqia Qendrore deri në pjesë të rajonit të Egjeut.
Mjekët kanë këshilluar qytetarët grekë me sëmundje të frymëmarrjes që të shmangin qëndrimin jashtë për periudha të gjata dhe të përmbahen nga aktivitetet fizike të lodhshme, pasi mund të shfaqen probleme shëndetësore. /os/