GROENLANDË – Oficerët e marinës holandeze përfundojnë misionin

AMSTERDAM, 19 janar /ATSH-DPA/ – Dy oficerët holandezë të marinës që morën pjesë në misionin evropian të inspektimin në Groenlandë do të kthehen sot në Holandë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Hagë.
Një numër vendesh evropiane anëtare të NATO-s morën pjesë në mision nën drejtimin e Danimarkës, me qëllim të shqyrtimit të opsioneve për një manovër të përbashkët ushtarake të NATO-s të quajtur ”Arctic Endurance”.
Sipas Ministrisë Holandeze të Mbrojtjes, përgatitjet do të vazhdojnë nga Danimarka dhe Holanda.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën tarifa shtesë prej 10% për vendet që morën pjesë në misionin e zbulimit, duke kritikuar anëtarët e NATO-s që morën pjesë.
”Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda kanë udhëtuar drejt Groenlandës, për qëllime të panjohura”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social, duke e përshkruar situatën si ”shumë të rrezikshme për sigurinë, mbrojtjen dhe mbijetesen e planetit tonë”./ /Ad.Ab./ a.jor.