E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gara elektorale e 11 majit/ Mbërrijnë në Korçë materialet zgjedhore nën masa të rrepta sigurie

Mbërrijnë në qarkun e Korçës materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.

Materialet zgjedhore po shpërndahen në të gjitha KZAZ e qarkut të Korçës. Kujtojmë që në qark ka 7 KZAZ, 2 bashkia e Korçës dhe 5 të tjera të shpërndara në bashkitë e qarkut.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit. / abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›