Gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, Rama: Adrenalinë dhe mikpritje shqiptare

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Në Krujë u zhvillua edhe këtë vit gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb” me trofeun “Skënderbe 2025”.
Kjo garë është pjesë e kalendarit ndërkombëtar “FIA – Central European Zone”.
“Kruja Hill Climb” solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave shijuan edhe mikpritjen shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo garë.
“Trofeu Skënderbe 2025. Edhe këtë vit, gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, pjesë e kalendarit ndërkombëtar FIA – Central European Zone, solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave, shijuan edhe mikpritjen tonë”, u shpreh Rama.
“Kruja Hill Climb” është një ngjarje sporti motorik, konkretisht një garë ngjitjeje në kodër, pjesë e kalendarit të Zonës Qendrore Evropiane të FIA-s (FIA CEZ).
Kjo garë mbahet në Krujë, Shqipëri, dhe njihet si “Kupa Skënderbeu”.
Këtë vit eventi u zhvillua në 4-6 korrik.
Pista e ngjitjes në kodër është relativisht e shkurtër, 1.9 km, por e njohur për intensitetin dhe shpejtësitë e larta.
1 nga 6/gj.m/j.p/