E Martë, 3 Nëntor 2026

Gara për kreun e BKH-së, kualifikohen shtatë kandidatë për fazën tjetër të konkurrimit

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Komisioni i Përzgjedhjes për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në mbledhjen datë 25.06.2025 shqyrtoi aplikimet dhe dokumentacionin e depozituar nga 13 (trembëdhjetë) aplikues për pozicionin Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin e shtatë kandidatëve për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurimit për Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurrimin për fazat e tjera të procesit.

Nga gara u skualifikuan: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani, Nevrus Ndregjoni.

/m.q//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›