E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për kreun e PD-së/ Kaso: Komisioni do të përzgjedhë listën përfundimtare, nuk mjafton vetëm dëshira për të garuar

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, tha se një komision që do ngrihet do të përzgjedhë lista përfundimtare të kandidatëve për kreun e PD-së.

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj, Kaso u shpreh se dy janë kriteret, të plotësojnë kushtet e statutit dhe të kenë staturën politike për të kandiduar për në krye të PD-së.

Ai theksoi se nuk mjafton vetëm dëshira për të kandiduar, pasi bëhet fjalë për kreun e Partisë Demokratike, një pozicion nga i cili nesër mund të zgjidhet kryeministër.

Pjesë nga biseda:

Kaso: Janë emra që janë vetëshpallur. Komisioni që do ngrihet, do të jenë ata që do bëjnë listën përfundimtare. Dy janë kriteret, të plotësojnë kushtet e statutit dhe të kenë staturën politike për të kandiduar për më krye të PD-së, se nuk është zgjedhje për kooperativist. Nuk mjafton vetëm që ke dëshirë dhe kandidon, se bëhet fjalë për kreun e PD-së që nesër pretendojmë të jetë kryeministër.

Cifligu: Do kemi spastrim të listave, madje ka nisur që sot me dy këshilltarët e PD-së në Durrës.

Kaso: Është një vendimmarrje krejtësisht politike. Nëse në degë të caktuara ka persona politike që kanë punuar për PD deri në zgjedhjet e fundit dhe papritur kanë kaluar për PS apo për rivalë të tjerë, është një proces normal. Kjo ka disa muaj që po ndodh në disa degë të PD-së.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›