E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për kreun e policisë, miratohet vendimi për largimin e Ilir Prodës

Këshilli i Ministrave firmosi largimin e Ilir Prodës nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ai dorëzoi doreheqjen, pas vendimit të kryeministrit Rama për të larguar nga detyra. Ministria e Brendshme ka hapur garën për Drejtorin e ri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vitesh me të drejtë riemërimi edhe për 5 vite të tjera.

Proda qëndroi në këtë detyrë 17 muaj. Ai u largua pas protestës të së shtunës, 28 shkurt, ku protestuesit në zonën e ish-Bllokut goditën me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës gjendeshin disa artistë të huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›