E Diel, 1 Nëntor 2026

“Garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri e fortë ukrainase”/ Moska kërkoi Donbasin, Kaja Kallas: Kurth ku Putini do që të biem

Diplomatja e lartë i Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar kundër ushtrimit të presionit mbi Ukrainën për të lëshuar territore ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Kallas tha se pranimi i kontrollit rus mbi territore ukrainase do të ishte një “kurth në të cilin Putini dëshiron që ne të futemi”.

Rajoni i Donbasit, në Ukrainën lindore, ka qenë objekt agresioni të vazhdueshëm nga Rusia dhe ka detyruar rreth 1.5 milion ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë dhjetë viteve të fundit. Pavarësisht insistimeve të përsëritura të Kremlinit dhe nënvizimit të Trump për nevojën e një “shkëmbimi territoresh”, Ukraina ka refuzuar kategorikisht të dorëzojë Donbasin në këmbim të paqes.

Kallas – e cila ndodhet në “listën e të kërkuarve” të Kremlinit – theksoi nevojën për garanci të forta e të besueshme sigurie për Ukrainën. Ajo pranoi se aktualisht ka pak “hapa konkretë” në lidhje me krijimin e një force penguese, por nënvizoi:

“Garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri e fortë ukrainase,” duke shtuar se garancitë e sigurisë duhet të jenë jo vetëm në letër. Sipas saj, u takon shteteve anëtare të “koalicionit të të vullnetëshmve” të përcaktojnë saktësisht se çfarë mund të kontribuojnë dhe në çfarë kapaciteti do të veprojnë këto forca.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›