E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gati për nisje drejt Hënës/ Astronautët mbyllen brenda Atemis II pavarësisht problemit me komunikimin

Numërimi mbrapsht ka filluar për nisjen e parë të njerëzve drejt Hënës pas më shumë se 5 dekadave.

Në orën 18:24 me kohën lokale, pra pas mesnate me orën e Shqipërisë, Artemis II niset nga Toka me katër astronautë në bord.

Në minutat e fundit ka pasur një problem me sistemin e terminimit, i identifikuar në testimet para lançimit, shkruan BBC.

Problemi është në nivelin e tokës dhe inxhinierët po përpiqen ta zgjidhin atë duke përdorur disa pajisje të përdorura fillimisht për të komunikuar me Anijen Hapësinore.

Megjithatë, 4 astronautët janë mbyllur brenda anijes kozmike dhe janë gati për nisjen drejt Hënës./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›