E Martë, 3 Nëntor 2026

Gaza, forcat izraelite bombardojnë Spitaln e Fëmijëve Al-Rantisi/ Evakuohen 40 pacientë

Forcat izraelite bombarduan Spitalin e Fëmijëve Al-Rantisi në qytetin e Gazës gjatë natës, duke detyruar 40 pacientë të evakuoheshin. 

Zyra e shtypit e qeverisë së Hamasit në Rrip raportoi sulmin, duke vënë në dukje se kompleksi në lagjen Nasser u shënjestrua tre herë, me sulme që ndodhën brenda pak minutash nga njëri-tjetri. 

“Ky krim riafirmon politikën sistematike të pushtimit izraelit për bllokimin e sistemit të kujdesit shëndetësor”, thuhet në deklaratë. 

Spitali Rantisi është spitali i vetëm i specializuar në Rripin e Gazës dhe ofron onkologji, dializë dhe specialitete të tjera si sëmundjet e frymëmarrjes dhe të tretjes. 

Spitali strehon 80 pacientë, përveç katër njësive të kujdesit intensiv pediatrik dhe tetë njësive të kujdesit intensiv neonatal. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›