E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetaret sportive vizite ZhegesI dhurojne bluzen me mbishkrim

TIRANE- Dy nga gazetaret e mirenjohur sportive Vladimir Grillo dhe Defrim Methasani kane vizituar diten e sotme ish-trajnerin e kombetares Mehdi Zhega i cili prej disa muajsh vazhdon te jete ne gjendje kome pasi pesoi nje goditje cerebrale ne muajt e veres duke u rrezuar ne vasken e shtepise se tij ne Kanada. Nderkohe qe vetem disa dite me pare ai u transferua nga Toronto per ne spitalin Nr.5 te Tiranes ne repartin e neurologjise. Zhega nje nga ish-futbollistet me te njohur po lufton me vdekjen tanime ne token shqiptare. Me transferimin e tij ne Tirane gazetaret e njekohesisht miqte e tij D.Methasani dhe V.Grillo kane shkuar ta vizitojne duke i cuar ne spital edhe nje bluze te kombetares me mbishkrimin Zhega duke bere keshtu nje gjest sa te bukur edhe aq te dhimbshem per mikun e tyre. Gjendja e rende e ish-trajnerit Mehdi Zhega ka qene nje lajm ka trishtuar jo vetem miqte e tij por tere publikun sportdashes. Dy dite me pare edhe presidenti Topi vizitoi kete emer te madh te futbollit shqiptar me shpresen se gjendja e tij do te shkoje drejt permiresimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›