Gazetari denoncon “One Albania”: Mirë që rrit tarifat, por ul cilësinë dhe shpejtësinë e internetit në maksimum

Nuk kanë fund denoncimet e qytetarëve lidhur me shërbimet që ofron kompania e telefonisë celulare “One Albania”.
Më i fundit është gazetari Fatjon Gjinaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ankohet për cilësinë e shërbimit dhe zhvatjes së minutave të komunikimit dhe internetit.
Sipas tij, mirë që rrit tarifat, por ul cilësinë dhe shpejtësinë e internetit në maksimum, përcjell Fax News.
“One Albania” duhet të hetohet për grup të struktuar kriminal. Mirë që na rriti tarifat, por uli cilësinë dhe shpejtësinë e internetit në maksimum. Nëse këtë mendim nuk e kanë shumica e përdoruesve, tërheq akuzën dhe kërkoj ndjesë publike për “antireklamën”. Shprehuni me koment nëse këtë status e lejojnë të vijë tek telefoni juaj”, shkruan gazetari.