E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazprom planifikon shtrirjen e saj në Shqipëri

TIRANË- Korporata ruse e kontrolluar nga shteti, Gazprom Neft do të shtrijë një nga degët e saj në Shqipëri duke rritur në këtë interesat e saj të biznesit në Shqipëri dhe Greqi dhe të analizojë fillimin e operimit në Angola.

Revista e korporatës së Gazprom Neft shkruan se dega e saj në Serbi, Industria e Naftës e Serbisë (NIS) – do të udhëheqë planet e zgjerimit, raporton Europa e Lirë.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS) ka thënë se “do të zhvillojmë biznesin në Greqi dhe Shqipëri së bashku me Gazprom Neft, meqë kjo do të ishte një detyrë e paarritshme po që se do të ndërmerrej vetëm nga NIS”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›