E Diel, 1 Nëntor 2026

Gent Gazheli hyn në qeveri, ja kush e zëvendëson si Drejtor i Doganave

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

– Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

– Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›