“Gërdeci”, Mediu mbrohet në gjyq, ish-ministri i Mbrojtjes mohon të ketë përgjegjësi për shërthimin

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur për tragjedinë e “Gërdecit” po paraqet para Gjykatës së Posaçme kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve për akt-ekspertimin tekniko ushtarak.
Sërish ai mohoi të ketë lidhje me shpërthimin tragjik ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, duke vënë në dukje se përgjegjësia e tij ka qenë vetëm politike.
Brenda seancës ai tha se sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorave për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në cdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura.
Në këtë proces ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim të dyfishtë të detyrës, sipas kodit penal dhe atij ushtarak.
Procesi ka nisur me inicimin e familjes Durda, që humbi nga shpërthimi djalin 8-vjeçar, Edison Durda.
Seanca e sotme zgjati tre orë e përkon me nisjen e fushatës elektorale./vizionplus.tv