E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, familjarët denoncojnë zhdukjen e vajzave

 

Një vajzë 19 vjeçare është denoncuar nga familjarët e saj si një ndër personat e zhdukur në tragjedinë e Gërdecit. Velie Lepi punonte në fabrikën e municioneve në Gërdec, konkretisht në punishten e çmontimit.Denoncimi për zhdukjen e adoleshentes është bërë vetëm sot nga familjarët ndërkohë që rezulton që edhe një vajzë tjetër po kërkohet nga familja e saj. Kjo e fundit quhet Shpresa Alhasa dhe është 25 vjeç. Ato i shtohen listës së të zhdukurve ndërkohë që mjeksia ligjore ka saktësuar sot numrin e viktimave, të cilët rezultojnë të jenë 21.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›