E Premte, 6 Nëntor 2026

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka dalë pas rreth orësh e gjysmë qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit e korrupsionit.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga organi i akuzës, Gjebrea tha se është pyetur si person në dijeni për një çështje që është sekret hetimor, raporton A2 CNN.


“Isha dëshmitar si person në dijeni për çështje që është sekret hetimor. Prokurorët u treguan shumë miqësorë, i ftova në programin tim”, deklaroi Gjebrea, pas daljes nga SPAK, ku konfirmoi se kjo ishte hera e parë që thirrej në këtë institucion.

Detaje të reja nuk janë bërë të ditur lidhur me rastin dhe për arsyet konkrete që çuan në paraqitjen e tij në SPAK.

Ardit Gjebrea është një moderator dhe këngëtar dhe ka një karrierë të bujshme në botën e televizionit.

roar-assets-auto.rbl.ms

roar-assets-auto.rbl.ms

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›