E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden eshtra në Rahovec, dyshohet se lidhen me luftën në Kosovë

Gjatë punimeve në një zonë të komunës së Rahovecit janë gjetur eshtra, të cilat dyshohet se mund t’i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas raportimeve zyrtare, njësia policore në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, dhe bazuar në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur në eshtra me prejardhje njerëzore, që dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës së vitit 1998-1999.

Autoritetet kanë bërë të ditur se eshtrat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim të mëtejshëm, përfshirë autopsinë dhe analizën e ADN-së, me qëllim identifikimin e personit ose personave të mundshëm.

Hetimet për rrethanat e gjetjes së mbetjeve vazhdojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar nëse ato lidhen me raste të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›