E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet arsenal armësh në Tiranë/ Goditet baza në zonën e Selitës, katër persona të arrestuar

Goditet një grup kriminal, i cili shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur  8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Nga hetimet  dy mujore, dyshohet se këta persona, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›