E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i dhunuar në rrugë i riu në Korçë

Një i ri është gjetur i dhunuar në një lagje periferike të qytetit të Korçës.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave ndërsa vet i riu shprehet se nuk e mban mend kush e ka dhunuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›