E Premte, 6 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë 38-vjeçari pranë Gjykatës Civile në Shkozet të Durrësit

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës.

Trupi i tij u gjet në afërsi të Gjykatës Civile në Shkozet, ish-godina e Apelit.


Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi E. G. 38 vjeç, banues në Plazh, i cili paraprakisht thuhet se vuante nga një sëmundje kronike.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për veprimet procedurale ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes. /Tch/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›