E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një person i pajetë në Shkodër, nisin hetimet

SHKODËR- Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›