E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet pas mbi 50 orësh trupi i pajetë i Armando Zajsit në Liqenin e Ulzës

Është gjetur trupi i pajetë i Armando Zajsit nga Laçi, i cili rezultonte i zhdukur prej më shumë se dy ditësh pas një aksidenti me mjet uji në Liqenin e Ulzës.

Kërkimet për gjetjen e tij zgjatën mbi 50 orë dhe u zhvilluan në kushte të vështira, duke përfshirë një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi në zonën e liqenit.

Në aksion u angazhuan Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, strukturat e Mbrojtjes Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona e Matit dhe qytete të tjera të vendit.

Pas lokalizimit të trupit, autoritetet kryen procedurat për nxjerrjen e tij nga ujërat e liqenit, ndërsa familjarët janë njoftuar për ngjarjen tragjike.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet pritet të vijojnë verifikimet dhe procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën të riut nga Laçi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›