E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i 16-vjeçarit që u mbyt në Lagunën e Patokut

Është gjetur pas disa orësh kërkime trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt pasditen e sotme në Lagunën e Patokut.

Bashkëmoshatari i tij është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Dy të miturit, rreth orës 15:00 të ditës së sotme, hynë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh Lagunën me detin.

Fatkeqësisht njëri prej tyre humbi jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan polumbarët e RENEA-s të cilët bënë të mundur gjetjen e trupit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›