E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergji yne (2) Shkelzen Maliqi

Ndaj shkrimit te javes se kaluar “Gjergji yne” ka pasur verejtje per krahasimin qe bera mes Hashim Thacit dhe Ibrahim Rugoves, duke pohuar se Thaci tani, kuptohet ne rrethana krejtesisht tjera, luan nje rol qe eshte i ngjashem me ate te Rugoves ne vitet ’90 te shekullit XX. Disa rugoviste nuk e kane pelqyer kete paralele, sepse jane te bindur se Rugova, i shnderruar praktikisht ne mit politik, eshte nje figure historike qe nuk mund t’i afrohet jo vetem Thaci por asnje politikan tjeter yni.
Nuk dua te hy ne polemika me keto verejtje, ngase konsideroj se nuk ia vlen te shtyhem me nje diskurs mitizues. Vetem po konstatoj, pa hyre ne detaje, se vertet ka mjaft dallime mes Rugoves dhe Thacit. Nderkaq, krahasimi qe bera lidhet me vleresimin e rolit te Rugoves dikur, dhe te Thacit sot, ne skenen politike te brendshme te Kosoves dhe, qe eshte me e rendesishme, me vleresimet e faktoreve nderkombetare. Per nje barazim te tille me ka motivuar levdata e larte e Thacit nga ZevendesPresidenti i SHBA-se, Joseph Biden, kur dy jave me pare e quajti ate “George Washington i Kosoves”.
Pos atyre argumenteve qe permenda javen e kaluar, jane dy elemente qe vecojne rolin e vecante te Thacit. Keto elemente nuk jane vleresuese por faktike, qe edhe kundershtaret e Thacit nuk mund t’i mohojne si te tilla. I pari element qe e vecon Thacin ne skenen politike te Kosoves eshte vota stabile e tij dhe e partise qe e udheheq. Thaci eshte politikani me stabil i decenies se kaluar, qe edhe ne humbje edhe ne fitore te zgjedhjeve, kishte pas vete elektoratin pothuajse me besnik, me shifra rreth 200 mije votues. Disa parti kane pasur levizje te konsiderueshme te elektoratit, me drastike LDK, kurse te PDK ka mbetur nje konstant qe as sot nuk ka shenja qe paralajmerojne ndonje ndryshim. Ky elektorat stabil edhe ka bere qe PDK te behet parti me e votuar, dhe shtylle e stabilitetit te pushtetit ne Kosove. Vendin e pare te PDK’se aktualisht mund ta sfidoje vetem LDK, kuptohet nese arrin te riformohet dhe ta ktheje prapa elektoratin qe u shpernda ne kohen e krizes se kesaj partie.
Kryeministri Thaci nuk e meritoi levdaten e Bidenit per performancen prej politikani, ndonese edhe kjo mund te kete rendesi, por per demonstrimin e fuqise konstante te elektoratit. Ne demokraci vullneti i 35 % elektoratit eshte per respekt, sidomos kur eshte i pari per nga perkrahja dhe garant i stabilitetit te pushtetit.
Faktori i dyte qe vecon Thacin eshte se ai sot nuk ka asnje konkurrent serioz. Per cdo politike dhe kalkulim te brendshem dhe te jashtem, Thaci sot duket si nje lider i pazevendesueshem, sic ishte edhe Rugova ne vitet ’90.
Keshtu, konsideroj se problemi pse Kosova aktualisht nuk ka alternativa sfiduese per Thacin, nuk ka te beje me vete Thacin. Ai mbase edhe nuk eshte politikani me i mire qe e kemi, dhe ndoshta analizat e performances se tij lejojne edhe konkluzione te tipit se eshte nje “Kryeminister zero”. Por, ja qe ai ze poziten pa alternative reale, dhe nese ky eshte dem dhe hall per Kosoven, atehere problemi qendron ne vete Kosoven e cila aktualisht nuk po mund ta nxjerre nje lider tjeter, me te suksesshem dhe me te afte se Thaci.

Thaci, pastaj, nuk ka qene gjithnje i perzgjedhuri dhe i instaluari i padyshimte i Perendimit. Perkundrazi, per shume kohe krijohej pershtypja se Perendimi nuk i besonte dhe i vinte pengesa. Por, tani qe ai e ka gjetur gjuhen e perbashket dhe koordinohet mire me ta, sidomos me SHBA-ne, ky eshte me pare rezultat i imponimit dhe faktorizimit te tij, dhe jo instalimit.
Per nderkombetaret qe ishin sponsore te pavaresise se Kosoves te saj, eshte po aq e rendesishme sa edhe per ne qe kjo pavaresi te avancohet sa me shume, dhe pasi qe nuk kane arritur ta instalojne dhe imponojne ndonje politikan tjeter te formatit, qe nuk jam edhe i sigurt qe e kemi, ata jane kapur tani per liderin me stabil qe kemi. Andaj, edhe me pragmatizem punojne me liderin qe ua garanton stabilitetin me te madh, duke i dhene edhe shansin qe te pershtat dhe ta permiresoje performancen.
Kjo rrethane edhe ka krijuar kete gjendje ku eshte e mundshme qe Kryeministri te kritikohet ashper, por qe kjo nuk ka ndonje efekt destabilizues. Kjo per faktin se nuk ka, si te them, kritike faktorizuese, aso qe can rruget pertej diskurseve dominuese politike, qe edhe te pozita edhe te opozita jane te vobekta, pa vizione te qarta dhe premtuese nga duhet te shkoje Kosova.
Pse eshte performanca politike e pozites dhe e opozites kaq e dobet, ose shterpe, shpesh eshte arsyetuar me domosdone qe politika Kosova te perqendrohet ne disa tema te medha, ne clirimin, shkeputjen nga e kaluara, rindertimin e vendit, berjen e ligjeve dhe institucioneve te reja te pavaresise… Dhe ky fokusim ne temat e medha dhe pavaresine ka krijuar nje alibi te madh edhe per poziten edhe opoziten e vendit, qe t’i lene per neser, ose per nje kohe tjeter, disa pyetje vitale per ardhmerine e Kosoves, e qe permblidhen ne pyetjen: cfare pavaresie dhe cfare shteti duam?
Vertet, cka do te behet me Kosoven te nesermen pasi qe te shiten dhe privatizohen te gjitha resurset? Cfare shteti do te jete Kosova ne momentin qe behet anetare e OKB-se, e BE-se dhe NATO-s, etj?
Per keto pyetje heshtin edhe Thaci edhe sfiduesit potenciale te tij. Por, duhet te jemi te vetedijshem se ndryshimet shoqerore, politike dhe ekonomike zakonisht nuk behen brenda nates. Ka qene nje cudi ne vete edhe pavaresimi i Kosoves, qe si proces historik zgjati rreth 20 vjet (llogaritur nga momentit kur u artikulua qarte me Deklaraten e Pavaresise te vitit 1990, qe e nxori Kuvendi i fundit komunist i Kosoves!).
Per krijimin e nje sistemi te qendrueshem demokratik, dhe lidereve me vizionare sec i kemi sot, Kosoves ndoshta i duhet edhe me shume kohe se keto 20 vjet qe me Rugoven dhe Thacin na sollen kete pavaresi edhe ashtu jo te plote.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›