Gjermania: Duam të ndihmojmë në rindërtimin e Gazës

Ministrja gjermane e zhvillimit Reem Alabali Radovan ka deklaruar se Gjermania dëshiron të ofrojë mbështetje të shpejtë për rindërtimin e Gazës në rast të një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.
“Gjermania është e gatshme të ndihmojë me rindërtimin”, tha Alabali Radovan për gazetën Handelsblatt.
Ajo u shpreh se Gjermania dëshiron të ndihmojë fillimisht me strehim të përkohshëm dhe është në favor të sjelljes së sektorit privat për rindërtim.
“Nuk do të funksionojë pa kapital privat. Rindërtimi i Gazës, Sirisë ose Ukrainës kërkon shuma parash që nuk do të mund t’i mblidhnim kurrë vetëm nga buxhetet publike”, tha më tej ministrja gjermane.
/rtsh.al/