Gjermania,110 milionë euro investime/ Karakaçi: Rehabilitim i konvikteve dhe HEC-it të Vaut të Dejës

Qeveria Gjermane do të investojë në Shqipëri 110 milionë euro në infrastrukturë dhe energji.Në përfundim të mbledhjes, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi finalizimin e tre marrëveshjeve.Një nga projektet parashikon rehabilitimin e konvikteve studentore, me synim përmirësimin e kushteve të akomodimit për studentët.
Pjesë e marrëveshjeve është edhe Programi i dytë për rehabilitimin e HEC-it të Vaut të Dejës, një prej veprave të rëndësishme të sektorit energjetik shqiptar.
“Tre marrëveshje me qeverinë gjermane, për tre projekte të rëndësishme, i pari lidhet me rehabilitimin e konvikteve, vijojmë punën për 14 konvikte në vijim. Programi II rehabilitimi i HEC Vau i Dejës, në vepër e rëndësishmë energjitike, i shtojmë jetëgjatësinë me 30 vite. Programi III, dixhitalizimi i sistemeve të operatorit të transmetimit, me qëllim menaxhimin e flukseve të energjisë.” -u shpreh ai.
Marrëveshjet, me vlerë totale 110 milionë euro, përbëjnë një tjetër paketë investimesh në infrastrukturën publike dhe sektorin energjetik, në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë./abcnews.al