E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjiknuri: Në Tiranë të jetë votimi elektronik; Kaso: Nuk është zgjidhje, krijon regjime të ndryshme me diasporën

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Sekretari për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, duke folur gjatë një interviste televizive në lidhje me fletën e votimit, u shpreh se do të votohet për partinë politike që është numri i partisë dhe për një nga emrat që janë në listën e hapur, sipas rendit alfabetik.

Në Tiranë tha Gjiknuri, KQZ duhet të bëjë votim elektronik.

“Ligji e ka zgjidhur, ka përcaktuar konturet kryesore që do të ketë fleta. Do të votohet për partinë politike që është numri i partisë dhe do të votohet për një nga emrat që janë në listën e hapur, që janë renditje emrash sipas rendit alfabetik, nuk ka më numra.

Kemi të bëjmë vetëm me emra. Në listën zgjedhore vetëm emër. Tirana është rast i veçantë, unë mendoj se KQZ duhet ta bëj që në Tiranë të këtë votim elektronik edhe për këtë arsye. Nuk të lë të gabosh, pasi ke mundësi të zgjedhësh, faqen e parë dhe partinë. Nuk gabon. Rreziku i fletëve të pavlefshme në votimin elektronik është 0. Është teknike. Ligji ka parashikuar parametrat ligjor”- tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso tha se KQZ duhet të gjejë formatin e përshtatshëm të fletës së votimit.

“Nuk është zgjidhja votimi elektronik pasi do të krijonte një regjim të ndryshme për qytetarët që votojnë jashtë. Do të votojnë me atë fletë votimi. Formati i ndryshëm, me formatin unik, vende të ndryshme kanë formate të ndryshme. Formate dhe zgjidhje ka pafund. KQZ ka pafundësi formatesh në tavolinë. Të gjejë një zgjidhje KQZ”- tha Kaso.

Sa i takonj votimit elektronik, Kaso u shpreh skeptik edhe mbi teknologjinë, duke ngritur dyshime për mënyrën se si do realizohet i gjithë procesi.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›