Gjirokastra nuk ka shtëpi për shitje – Pronarët e tyre preferojnë qira ditore ose afatshkurtra

Me vendosjen e pronave në shërbim të turizmit, në Gjirokastër, tregu imobilar është bllokuar për sa i përket shitjes së tyre. Kërkesave të shumta për apartamente, por edhe shtëpi karakteristike agjencitë nuk arrijnë tu përgjigjen.
“Për vitin 2025 për sa i përket tregut imobiliar ka pasur kërkesa për blerje, po nuk kemi disponibël shumë prona sepse shumica e tyre janë ende me qira”, u shpreh Valbona Bani, agjente imobiliare.
Pothuajse e pamundur është të gjesh edhe një shtëpi me qira vjetore në qytetin e gurtë. Pronarët e tyre preferojnë më tepër ti japin ato me ditë ose javë.
“Ka kërkesa të mëdha për sa i përket familjeve por nuk kemi”, tha ajo.
Ajo çka apelon Bani është kryerja e vlerësimit të pronave, të cilat kërkojnë ti shesin. Ky proces që nis së bashku me 2026, synon përditësimin e vlerës duke paguar 5%tatim në vend të 15 % që paguhet pa rivlerësim.
Gazetare: Y. Ponde
/rtsh.al/