E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjobitet “Meta”/ Dënim 375 milionë dollarë, fëmijë të pasigurt në rrjetet e saj sociale

Kompania Meta, që ka në pronësi edhe Facebook dhe Instagram, është gjobitur me 375 milionë dollarë nga një gjykatë në New Mexico për mashtrimin e përdoruesve në lidhje me sigurinë e platformave të saj për fëmijë.

Një juri vendosi se Meta është përgjegjëse për mënyrën se si platformat e saj rrezikuan fëmijët dhe i ekspozuan ata ndaj materialeve seksuale eksplicite dhe kontaktit me ngacmuesit seksualë.

Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico tha se vendimi është historik dhe shënon herën e parë që një shtet ka paditur me sukses kompaninë Meta për çështje të sigurisë së fëmijëve.

Një zëdhënëse e Meta, e udhëhequr Mark Zuckerberg, tha se kompania nuk është dakord me vendimin dhe synon të apelojë.

Juria zbuloi se Meta ishte përgjegjëse për shkeljen e Aktit të Praktikave të Padrejta të New Mexico, sepse mashtroi publikun në lidhje me sigurinë e platformave të saj për përdoruesit e rinj.

Gjatë një gjyqi që zgjati shtatë javë, anëtarëve të jurisë iu paraqitën dokumente të brendshme të Meta dhe dëgjuan dëshmi nga ish-punonjësit se si kompania kishte qenë në dijeni të ngacmuesve të fëmijëve që përdornin platformat e saj.

Prokurorët e shtetit treguan një hulumtim të brendshëm të Meta që, në një moment, zbuloi se 16% e të gjithë përdoruesve të Instagram kishin raportuar se u ishte treguar nuditet ose aktivitet seksual i padëshiruar në një javë të vetme.

Dënimi total civil prej 375 milionë dollarësh u arrit pasi juria vendosi se kishte mijëra shkelje të aktit, secila me një gjobë maksimale prej 5,000 dollarësh secila.

Meta është gjithashtu e përfshirë në një gjyq të veçantë në Los Angeles, në të cilin një grua e re pretendon se u bë e varur nga platforma si Instagram dhe YouTube, në pronësi të Google, si fëmijë për shkak të mënyrës se si këto media sociale janë projektuar qëllimisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›