E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjobitja e protestuesve, Bardhi: Censurë ndaj lirive themelore, cilido që i firmos po kryen vepër penale

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur gjobitjen e qytetarëve që marrin pjesë në protestë duke e cilësuar si një akt të rëndë arbitrariteti dhe censurë ndaj lirive themelore.

Sipas tij, askush nuk është mbi Kushtetutën dhe nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të ndëshkuar ushtrimin e një të drejte themelore. Ndër të tjera, Bardhi shton se kushdo që i firmos këto gjoba po kryen vepër penale.

“Gjobitja e qytetarëve vetëm dhe vetëm për faktin se ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore.

E drejta për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të cenohet, intimidohet apo shuhet përmes gjobave dhe as përmes dhunës.

Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të ndëshkuar ushtrimin e një të drejte themelore. Cilido që firmos akte të tilla kryen vepër penale. Pengimi i ushtrimit të së drejtës për tubim dhe manifestim nuk mund të mbetet pa përgjegjësi”, shkruan Bardhi.

Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36-vjeçari në Spanjë (EMRI)

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36-vjeçari në Spanjë (EMRI)

Ministrja Ibrahimaj: Vendosëm që taksën e qarkullimit ta kalojmë te makina që mos të jetë e përditshme

Ministrja Ibrahimaj: Vendosëm që taksën e qarkullimit ta kalojmë te makina që mos të jetë e përditshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›