E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha mbetet në izolim shtëpie

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish rekursin e Jamarbër Malltezit, për masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali  Berisha, akuzohet për veprën penale korrupsion lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.

Kërkesa e Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë është rrëzuar më herët edhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.

Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor 2023./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›