E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në GJKKO

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të prishë vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetaj dhe t’a kthejë çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Vendimi është dhënë sot nga gjyqtari Gent Shala, i cili ka rrëzuar vendimin e mëparshëm të gjyqtarit Dhimitër Lara, lidhur me sekuestron e tre pasurive të Ahmetajt.

Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet sërish në Apelin e Posaçëm me një trupë tjetër gjyqësore, duke rikthyer procesin në fazë rigjykimi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›