E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Merren në pyetje Prokuroria dhe mbrojtja

HAGË- Këtë të hënë, 16 shkurt, ka përfunduar fjalën përmbyllëse mbrojtja e Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas kësaj, kanë nisur pyetjet e trupit gjykues ndaj palëve në këtë Gjykatë, Prokurorisë së Specializuar në njërën anë, dhe palës mbrojtëse në anën tjetër.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Gazetarja e ABC News, Habi Hoxha raportoi se të mërkurën, pritet që ish-krerët e UÇK-së të mbajnë fjalën e tyre në këtë proces, të cilin e kanë cilësuar të padrejtë dhe se janë vetëdeklaruar të pafajshëm, mbi akuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›