E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjyqtarët në deklaratë: Astrit Kalaja të shpallet dëshmor atdheu! Nuk duam keqardhje, por veprim

260 gjyqtarë të Shqipërisë zhvilluan një mbledhje urgjente ditën e sotme në ambientet e Polit të Drejtësisë, pas vrasjes së kolegut të tyre Astrit Kalaja në krye të detyrës, më 6 tetor 2025. 

Në përfundim të mbledhjes që zgjati disa orë, Albana Boksi që lexoi deklaratën e përbashkët në emër të 260 gjyqtarëve, bëri thirrje për krijimin e një force të posaçme sigurie në gjykatat e vendit. 

Në deklaratën përfundimtare, gjyqtarët dolën me 3 pika, mes të cilave edhe që gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›