E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjysmëfinale magjike në Ferma VIP, Sonila Meço zëvendëson Fjoralba Ponarin, gjashtë konkurentë në garë për çmimin e madh

Ferma V.I.P. në mbrëmjen gjysmëfinale rrëzoi të gjithë skenarët duke rrezatuar një realitet televiziv që konkurron vetveten.

Mungesa e Fjoralba Ponarit dhe Bes Kallakut për arsye personale detyroi improvizimin e një bashkëdrejtimi mes opinionistëve. Sonila Meço nga studio qendrore, Enkel Demi në arenë ndërsa Armina Mevlani në kolltukun e opinionistes.

Gjatë spektaklit të së premtes mbrëma në ekranin e Vizion Plus, rezultati i televotimit përcaktoi emrat e finalistëve të tjerë.

Dijonis Biba, Ditea Berisha, Robert Dragot, Baby G dhe Florjan Agalliu iu bashkuan Çiljeta Xhilag-ës në garën për 100 mijë euro.

Xhensila Pere, më pak e votuara gjatë javës që lamë pas, ishte sfidante e Renis Gjokës. Një përballje që testoi në disa raunde aftësitë e mësuara gjatë bashkëjetesës në fermë. Rezultati u konsiderua i parashikueshëm..Renis Gjoka u shpall finalisti i fundit.

Ndërsa Xhensila u emërua mentore e Çiljetës deri në finale. Nën këtë status u rikthyen edhe 5 ish-fermerë, Marjana Kondi për Dijonis Bibën, Gledis Gegaj për Ditea Berishën, Gloria Meshi mentore e Baby G, Valer Kolnikaj për Florjan Agalliun dhe Xhesika Polo për Renis Gjokën.

Robert Aliaj Dragot u tërhoq nga gara dhe e vlerësoi si një mision hyrjen e tij brenda rrethimit të Ferma V.I.P.

Të mërkurën shkojnë në arenë 6 finalistë dhe 6 mentorë, këta të fundit në rol mbështetës e jo në garë…në një finale që garanton spektakël dhe emocione të forta.

Sinkronizohuni në dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring, Ferma V.I.P.1 dhe Ferma V.I.P.2, ndiqni rrjetet tona sociale si dhe kanalin zyrtar të you tube, Ferma V.I.P.Albania, pa harruar të votoni personazhin e preferuar mes 6 finalistëve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›