E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjysmëfinalja e fundit e “AGT”, sot e gjithë vëmendja në ekranin e “Vizion Plus”

Rrugëtimi i konkurrentëve të spektaklit “Albania’s Got Talent” po i afrohet fundit. Sot do të mbahet gjysmëfinalja e fundit, nga e cila do të shpallen dhe dy finalistët e radhës.

Një mbrëmje emocionuese me momente të bukura, por dhe plot të papritura do të transmetohet në ekranin e “Vizion Plus”.

Teksa na ndajnë vetëm dy javë nga finalja e madhe, publiku pret me padurim se kush do të jenë dy talentet e mbrëmjes që do t’u bashkohen finalistëve të zgjedhur nga tri gjysmëfinalet e mbajtura, por dhe atyre që janë bërë pjesë përmes butonit të artë në netët e audicioneve.

Këto përzgjedhje mbeten sfiduese për Agron Llakajn, Adelina Ismajlin, Elsa Lilën dhe Kastro Zizon, pasi do duhet të  që të zgjidhnin mes më të mirëve.

Edhe kjo gjysmëfinale e katërt premton surpriza dhe performanca që vetëm spektakli “Albania’s Got Talent” di të sjellë.

Ethet e garës, konkurrenca e fortë dhe dëshira për të qenë pjesë e finales do t’i bëjë 10 konkurrentët e fundit të japin më të mirën e tyre.

Ndaj mos e humbisni këtë gjysmëfinale të fundit të “Albania’s Got Talent”, ku jo vetëm do të shijoni një spektakël të vërtetë por do të zbuloni dhe 2 finalistët e fundit, në orën 21 vetëm në ekranin e “Vizion Plus”./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›