E Diel, 1 Nëntor 2026

Godina historike e Teatrit të Kukullave, Rama prezanton hapësirën e re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, dikur selia e ligjvënësve të parë shqiptarë, do të ketë një hapësire të re muzeale. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar hapjen e ekspozitës kushtuar Parlamentit të parë shqiptar.

Sipas kreut të qeverisë, ky projekt nuk është thjesht një ekspozitë, por një përpjekje për të dokumentuar dhe rikujtuar hapat e parë të parlamentarizmit në Shqipëri.

“Ekspozita sjell një udhëtim kronologjik me fotografi, dokumente dhe projekte arkitektonike, duke rikthyer fillesat e parlamentarizmit shqiptar,” shkruan Kryeministri Rama në njoftimin e tij.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Kultura

    Të gjitha ›