Goditën me sende të forta 36-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 autorët

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Kavajës pasi kanë goditur me sende të forta dhe me mjet të mprehtë një 36-bjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e 2 personave të shpallur në kërkim, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“U shpallën në kërkim shtetasit N. M., 33 vjeç dhe I. M., 31 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi dyshohet se kanë goditur një 36-vjeçar, me sende të forta dhe mjet të mprehtë. 36-vjeçari mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/