E Martë, 3 Nëntor 2026

Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Një 48-vjeçar në Gjermani, teksa po drejtonte automjetin e tij, ka përplasur një turmë, nga ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij.

Ngjarja ndodhi në Passau, një qytet në Gjermaninë Jugore, në kufi me Austrinë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme nga ana e 48-vjeçarit, i cili është arrestuar nga autoritetet.

Në Corriere, raportohet se dyshohet të ketë pasur një mosmarrëveshje midis çiftit për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Sakaq, nuk dihet për të lënduar të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›