E Martë, 3 Nëntor 2026

Goditja e grupit kriminal shqiptar/ Aktiviteti, baza në disa qytete të Shqipërisë. Si komunikonin anëtarët e grupit

Një operacion i përbashkët i SPAK me autoritetet finlandeze, çoi në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të drogës në Finlandë.

Prokurori i SPAK, Alfred Shehu deklaroi se aktiviteti organizohej në disa qytete të Shqipërisë.

“Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Pjesa tjetër ka qenë e përqëndruar në zonë e Kuçovës dhe Beratit. Një pjesë e tyre ishin të vendosur me banim në Tiranë. Aktivitete të ligjshme, ata kanë qenë qytetarë të lirë. pjesa më e madhe të tyre lëviznin jashtë shtetit.”, tha prokurori Alfred Shehu.

Ndërsa një zyrtar finlandesz, deklaroi se anëtarët përdornin platformat si Telegram apo Signal.

Sa i përket komunikimit, përdornin platformën Telegram, Signal, kjo është diçka e zakonshme për shtetasit e përfshirë në akvititetin kriminal në ditët e sotme.”, tha zyrtari finlandez./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›