E Diel, 1 Nëntor 2026

Gogu: Mbi 1,5 miliardë lekë fonde shtesë për sistemin e drejtësisë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri të ditur se me aktin normativ të 30 qershorit janë siguruar mbi 1,5 miliardë lekë fonde shtesë për Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet në varësi, për periudhën 2026–2028.

Sipas ministrit, fondet do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës, modernizimin e pajisjeve, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe vijimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

“Mbështetja financiare përfshin: Aparatin e Ministrisë së Drejtësisë; Institutin e Mjekësisë Ligjore; Sistemin e Burgjeve; Shërbimin e Provës; Institucionin për Edukim dhe Rehabilitim të të Miturve”, theksoi Gogu.

Gogu nënvizoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt institucioneve më të forta, shërbimeve më cilësore dhe një sistemi drejtësie më efikas për qytetarët.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›